Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shifrat alarmante: Si harxhohen paratë e Kosovës për “rrush e kumbulla”, importojmë edhe bukën

Nga Bashkim Kastrati

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon, por edhe me gjerë që më së shumti importon dhe më së paku eksporton. Sipas ekspertëve të ekonomisë kjo po ndodh për shkak të moszhvillimit ekonomik, mosinvestimit në industrinë e prodhimit, si dhe mosardhjen e investitorëve për të investuar dhe shfrytëzuar pasuritë që i ka Kosova.

askSipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për muajin Maj 2015 prej 210,3 milionë euro krahasuar me deficitin prej 205,0 milionë euro me periudhën e njëjtët te vitit 2014. Eksporti mbulon importin 11.5%.

Ky trend i një disproporcionit të madh të raportit eksport – import po vazhdon ndër vite, ndërsa nuk ka premisa se mund të rritet niveli i eksportit. Në anën tjetër Kosova importon edhe gjerat që mund të prodhoheshin me një investim apo subvencionim nga shteti, si produktet bujqësore. Fatkeqësisht Kosova nuk mund t’i plotësojë ende nevojat për miell. Ky produkt importohet nga vende tjera, sidomos nga Serbia, ndërsa është folur gjithnjë për cilësi të dobët të miellit serb.

Eksporti i mallrave në muajin Maj 2015 kishte vlerën 27,3 milionë euro, ndërsa importi 237,7 milionë euro.

Ja çka eksporton Kosova

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës grupet kryesore të eksportit janë si vijon: (59.7%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.0%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (8.5%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (7.1%) produktet minerale, (3.0%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (2.5%) produktet bimore, (2.4%) lëkurë dhe artikuj prej tyre etj.

Thënë me thjesht Kosova më së shumti eksporton skrap, apo mbeturina, ndërsa produktet tjera janë në nivel shumë të ulët.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (17.4%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (12.3%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (10.3%) produkte të industrisë kimike, (10.3%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.9%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (6.4%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.8%) produktet bimore, (5.4%) mjetet e transportit etj.

Kosova më shumë eksporton në Indi se sa në Shqipëri

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesor tregtar janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me (35.5%) për eksport dhe (40.8%) për import, ndërsa vendet e CEFTA-së merë pjesë me (37.7%) për eksport dhe (30.3%) për import, në raport me Majin e vitit 2015.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Indi (15.0%), Shqipëri (13.9%), Maqedoni (13.0%), Belgjikë (11.2%), Itali (7.4%), Serbia (5.9%), Mali i zi (3.5) etj.

Ndërsa si importues kryesor vazhdon të mbetet Serbia. Edhe pse raportet politike me Serbinë janë të këqija, ky vend importon rreth 400 milionë euro në Kosovë, pra e ka Kosovën si vend i sjell mjaft të ardhura.

Pra sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.9%), Gjermania (10.2%), Turqia (10.2), Italia (8.6%), Shqipëria (8.2%), Kina (7.6%), Maqedonia (5.1%) etj./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts