Kosova: ja si synon Macron të marrë rolin e “Mama Merkel”-it për zgjidhjet

Presidenti francez Emanuel Macron planifikon të emërojë një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor i cili do të luajë një rol aktiv në zgjidhjen e problemit të Kosovës, njofton  media serbe “Blic”.

Gjatë vizitës së tij dy-ditore në Beograd, Makron njoftoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç për këtë. Ai synon të angazhohet më aktivisht në këtë rajon.

Franca dëshiron të luajë një rol kyç në zgjidhjen e problemeve midis Beogradit dhe Prishtinës. Meqenëse, për shkak të detyrimeve të shumta, ai nuk mund të merret çdo ditë me zgjidhjen e nyjës së problemit të Serbisë me Kosovën, ai synon që në të ardhmen të gjejë një njeri të besuar i cili do të jetë përgjegjës për atë pjesë të Evropës.

Macron, falë kësaj figure të re, do të forcojë praktikisht ndikimin e tij në këtë rajon – thotë burimi  nga rrethet diplomatike në Paris.

Cili është qëllimi i Macron?

Kancelarja gjermane Angela Merkel po përgatitet për daljen në pension në fund të vitit për shkak të një gjendjeje të keqe shëndetësore dhe largimi i saj do të le Macronin si “kryesorin” në Evropë. Nuk është sekret se presidenti francez ka ambicie të tilla.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, Makron tha se së shpejti do të organizojë një takim të udhëheqjes shtetërore serbe të udhëhequr nga Vuçiç, një përfaqësues nga udhëheqësit shtetëror të Kosovës, dhe sigurisht, me të do të jetë edhe Angela Merkel.

Presidenti Vuçiç tha se pret që takimi të mbahet në shtator, dhe si  zbulohet jozyrtarisht se takimi do të zhvillohet në fillim të atij muaji.

Beogradi dhe Prishtina e shohin ndryshe takimin e paralajmëruar. Derisa udhëheqja serbe pret që Prishtina të heqë taksën e mallrave nga Serbia në mënyrë që të kthehet në dialog, Haradinaj beson se është e mundur që angazhimi i Macron të sjellë Serbinë përsëri në tryezën e negociatave pa hequr vendimin mbi tarifat.

Haradinaj thotë se ai e kupton gjuhën e kompromisit të folur nga Makron dhe shpjegon heqjen e kompromisit tatimor, por vetëm kur krijohet korniza për bisedimet e njohjes reciproke.

Edhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha se mbështet idenë e pezullimit të përkohshëm të taksave për produktet nga Serbia për të hapur rrugën për vazhdimin e dialogut, por shton se pezullimi nuk mund të jetë i përhershëm.

Veseli tha në intervistën për “Zërin e Amerikës” se ai e sheh zgjidhjen e çështjes së Kosovës në njohjen serbe të pavarësisë si shtete sovrane brenda kufijve ekzistues”. Në këmbim, tha ai, Kosova do ta njohë shtetin e Serbisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts