Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kosova hap sot tre panaire të mëdha ekonomike

Në Prishtinë sot do të bëhet inaugurimi zyrtar i tri panaireve sektoriale të organizuara nga CEO:

Panairi ndërkombëtar “EXPOKOS”, i specializuar për promovimin e sektorëve të ndërtimit, energjetikës, teknikës, mobilerisë dhe paluajtshmërisë; Panairi i Edukimit 2015, i cili merret me promovimin e sektorit të arsimit të lartë, të mesëm dhe atij profesional, si dhe Panairi i turizmit, udhëtimeve dhe hotelerisë  “TRAVEL”.

Në panairin EXPOKOS do të marrin pjesë kompani ekspozuese nga 12 shtete ku do të prezantohen një numër i madh produktesh dhe shërbimesh si dhe do të zhvillohen takime të shumta në mes të bizneseve nga Kosova me ato ndërkombëtare me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit të mëtejmë afarist.

Panairi i EDUKIMIT 2015, i cili do të mbahet nga 06-07 maj, do të sjellë universitete, kolegje dhe shkolla profesionale nga Kosova, rajoni, Evropa, Azia dhe Amerika, institucione këto të cilat përveç prezantimit të programeve të tyre studimore, do të ofrojnë para studentëve dhe nxënësve kosovarë mundësi të shumta për aplikim për bursa studimore jashtë vendit.

Ndërsa, në panairin e Turizmit “TRAVEL 2015” do të marrin pjesë agjenci turistike, hotele dhe institucione shtetërore që merren me turizmin nga Kosova dhe rajoni. Në panair do të bëhet lansimi zyrtar i ofertës verore për një numër të madh destinacionesh turistike, ku vizitorët do të mund të bëjnë rezervimin e pushimeve të tyre me çmime promocionale qysh gjatë ditëve të ekspozimit.

Panairi EXPOKOS dhe ai TRAVEL mbahen në Pallatin e Rinisë nga 06 deri më 09 maj, ndërsa panairi i EDUKIMIT mbahet në Hotelin Grand në Prishtinë nga 06 deri më 07 maj. Hyrja për vizitorët është gratis.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts