Kosova, e katërta në listën e vendeve që braktisen nga qytetarët e saj; ja cila kryeson…

Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka publikuar të dhënat e mundshme për shtetet me rënien më të madhe të numrit të banorëve në botë.

Në krye të listës është Andora, popullsia e të cilës ka rënë pothuajse me një të pestën në më pak se dhjetë vjet. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, numri i banorëve të Andorës ka rënë për 15,000 nga viti 2009 deri në vitin 2015 dhe vetëm në vitin 2015 ka shënuar një rënie prej 3,2 për qind.

Megjithatë, duhet thënë se Andora që zë vendin e parë në këtë tabelë, vështirë se mund ta krahasohet me vendet e tjera nga kjo listë. Në fakt, bëhet fjalë për një vend me një popullsi shumë të vogël, ku vitin e kaluar ky numër ishte 77,281. Andorën e kanë braktisur 15,000 njerëz në dhjetë vjet dhe kjo, sigurisht, është një përqindje e madhe në krahasim me numrin e banorëve.

Të gjitha të dhënat kanë të bëjnë me vitin 2015, kur në botë ka pasur gjithsej 25 shtete në të cilat ka pasur më shumë njerëz që kanë vdekur apo kanë emigruar sesa që kanë lindur apo kanë migruar aty. Të dhënat tregojnë një rënie në raport me popullsinë e përgjithshme të një vendi të caktuar.

E dyta në listë është Porto Riko, që kishte një rënie prej 1.7 përqind të popullsisë dy vjet më parë, e ndjekur nga Siria e shkatërruar nga lufta me një rënie prej 1.4 përqind. Kosova dhe Lituania kishin një rënie prej 1.1 dhe 0.9 përqind të popullsisë, dhe Kroacia u rendit e gjashta në listë me një rënie prej 0.8 përqind.

WEF thekson se vendet e Evropës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik janë ndër ato me rënien më të madhe të popullsisë për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe emigracionit të shkaktuar nga problemet ekonomike.

E rankuar gjithashtu në listë, ndodhet Siria e cila u shkatërrua pothuajse nga lufta civile shumëvjeçare. Lart në listë ka mbetur edhe Kosova, e cila ende po ballafaqohet me problemet e lindjes dhe probleme serioze me Serbinë e cila nuk e njeh.

Por për Kroacinë, duke pasur parasysh pozitën e favorshme gjeografike dhe turzimin, nuk duhet të ketë justifikim për një rangim kaq të lartë. Por falë politikave të të gjitha qeverive kroate, gjithnjë e më shumë kroatë të rinj po ikin nga vendi dhe nuk janë të gatshëm të kthehen ndonjëherë./tesheshi.com/