Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kosova çlirohet nga ankthi prej një rasti: asnjë prani koronavirusi

Kosova ka hequr ankthin e njën koronavirusi në territorin e saj, pas ekzaminimi të një rasti të dyshuar tek një grua. Ajo ka rezultuar negative në teste, kështu që Kosova ashtu siç Shqipëria, mbetet ende e pastër nga prania e flamës së ardhur nga Kina, e shfaqur kërcënueshëm së fundi në Italinë fqinje.

Kjo u konfirmua dhe nga autoritetet shëndetësore kosovare.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Naser Ramadani, tha se rasti rezultoi pa virus

“Duke pasur parasysh se ne kemi marrë rezultatet brenda katër orëve – ato kanë rezultuar negative. Pacientja nuk është e sëmurë me koronavirus”, tha Ramadani.

Sipas tij, analizat e bëra janë të standarteve ndërkombëtare.

“Tash janë bërë më shumë se tre javë që IKSH është furnizuar me analiza laboratorike të nivelit më të lartë të laboratorëve më prestigjioze evropiane”, tha zyrtari i lartë i shëndetësisë kosovare. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts