728 x 90 Leaderboard

Korrigjimi i kufijve, Thaçi zbulon një përkrahës në Europë: është Macron!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pretendon se ka marrë mbështetjen e homologut francez Emmanuel Macron, për atë që Serbia dhe Kosova sa më shpejt të jetë e mundur të arrijnë një marrëveshje detyruese, e që kjo të mund të mundësohet nga korrigjimi i kufijve.

“Presidenti Macron mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, mundësinë e arritjes së një marrëveshje në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, mundësinë reale të korrigjimit të kufijve, duke përfshirë bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me territorin e Kosovës dhe e cila do të hapë një perspektivë të sigurt euro-atlantike për Kosovën”, ka thënë Thaçi në një intervistë për TVSH-në.

Sipas tij, “nuk do të ketë korrigjime kufijsh përgjatë vijave etnike, pasi do të ruhet multietniciti”.

“Pra, Macron mbështet fuqishëm dialogun dhe mbështet mundësinë e korrigjimit të kufirit”, tha Thaçi.

Ai pretendon se presidenti francez ka këshilluar dhe sugjeruar që sa më shpejt të jetë e mundur për të përfunduar një marrëveshje në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Pas takimit me presidentin francez, verën e kaluar, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nga Macron mori mbështetje për gjetjen e një zgjidhje kompromisi me shqiptarët në Kosovë dhe se nuk është fjala vetëm për paqe të sigurt në kohë të kufizuar, por për një paqe të qëndrueshme në mënyrë që të koncentrohen në përparimin e përshpejtuar ekonomik. /tesheshi.com/

 

 

Related posts