Korea Veriore: Së shpejti, Kim Jong takohet me Putinin

Lderi i Koresë Veriore, Kim Jong un do të vizitojë Rusinë në gjysmën e dytë të prillit.

“Kim së shpejti do të bëjë një vizitë në Federatën Ruse me ftesën e presidentit rus Vladimir Putin”, tha shërbimi zyrtar i lajmeve i Koresë së Veriut.

Njoftimi erdhi pasi Koreja e Veriut shprehu kritika ndaj Shteteve të Bashkuara mbi negociatat e bllokuara bërthamore. Ndërsa Kina konsiderohet si aleati më i afërt i Koresë së Veriut, Moska gëzon gjithashtu marrëdhënie të mira me Phenianin.

Edhe më parë janë bërë spekulime se Putin mund të takojë Kim në qytetin lindor të Vladivostok, si një ndalesë në rrugën e tij drejt një konference në Kinë.

Një zyrtar i Koresë së Jugut tha për agjencinë e lajmeve DPA se Seuli e mirëpriti vizitën, të cilën e kuptoi si pjesë e procesit të denuklearizimit të Gadishullin Korean. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts