Korçë: prishen varret e gjyshërve të vëllezërve Frashëri

Nga Vepror Hasani

Varret e gjyshërve të vëllezërve Frashëri, (Abdylit, Naimit dhe Samiut) nuk ekzistojnë më. Deri në fillim të gushtit këto varre gjendeshin në oborrin e xhamisë së themeluesit të qytetit të Korçës, Iljaz bej Mirahori, pasi ata që preheshin aty ishin në të njëjtën kohë ishin edhe pasardhës së Mirahorëve. Por ja që një fadromë që punonte për rikonstruksionin e territorit para xhamis, bëri që eshtrat të dalin mbi sipërfaqe. Sigurisht të dëmtuara. Megjithatë puna nuk u ndal.

Që eshtrat e gjyshërve të vëllezërve Frashëri preheshin pikërisht aty, na u konfirmua prej Besnik Myteveliut, pinjoll i familjeve që krijuan qytetin. Madje këta të fundit, përveç se kanë filluar të  ndihen të alarmuar nga gjithë ajo që ndodhi, nuk arrijnë të kuptojnë dot përse nuk u ndal puna që nga çasti kur eshtrat nisën të dilnin mbi sipërfaqen e tokës.

VARRET 2

Njerëz që u ndodhën aty, pohuan se numri i varreve të prishura mund të ishte 20 apo 30. Gjithë sheshi u mbush me skelete të vdekurish. Megjithatë askush nuk mund të thotë me siguri sa ishte numri i varreve të prishura. Për të zbardhur sadopak këtë ngjarje tejet dëshpëruese, familja  Myteveli kërkoi ndihmën e portalit “tesheshi.com” me qëllim zbardhjen sadop pak të kësaj ngjarjeje, por që realisht nuk ishte e lehtë.

Organet kompetente nuk flasin

Mëngjesin e ditës së hënës, u interesuam posaçërisht për këtë ngjarje në Komisariatin e Policisë së Korçës për të mësuar sa ishte numri i varreve të prishura, çfarë po bëhej konkretisht me eshtrat e dëmtuara, si do të evidentoheshin eshtrat që u përkasin gjyshërve të vëllezërve Frashëri, deri ku kishin shkuar hetimet etj., por drejtuesit e Komisariatit na thanë se duhet të interesoheshim pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë, por edhe atje, për të njëjtat pyetje, nuk morëm asnjë përgjigje, duke u justifikuar me faktin se çështja  i kishte kaluar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Korçë.

Për këtë arsye, Besnik Myteveliu, si palë e dëmtuar, u paraqit në Prokurori për të  mësuar mbi hetimet që po kryheshin, por edhe Prokuroria nuk u tregua e gatshme të jepte ndonjë shpjegim. Deri më tani gjithçka po mbahet në heshtje të plotë. Ajo që dihet ka të bëjë me faktin se eshtrat e gjyshërve të vëllezërve Frashëri u nxorën nga varret.

Familja Frashëri

Dri më sot shumëkush njeh vetëm tre vëllezërit Frashëri, por në të vërtetë Emineja me Halitin patën një sërë fëmijësh çupa dhe djem. Haliti u martua me Emine Mirahorin, stermbesen e Iljaz bej Mirahorit nga Korça. Patën 6 djem dhe 2 vajza:

1-      Abdylin (1839-1892), u martua me Ballkëzin, vajzën e Ibrahim Laçit

2-      Nafisenë (1841-1894), u martua me Halim Bej Permetin, nuk lanë fëmijë ????

3-      Sherifin (1843-1874), u martua me Hatixhenë (Hatçenë)

4-      Naimin (1846-1900), u martua me Hatixhenë (Hatçenë), pas vdekjes së Sherifit

5-      Shanishanë (1848-1871), u martua në Elbasan, lanë djale Vasfi Pashën në Stamboll (1870-1931) Ai la vajzën Lejla (1910) dhe djalin Ohran (1911). Ohrani la një vajzë, Samira

6-      Saminë (1850-1904), u martua me Ballkëzen, pas vdekjes së Abdylit

7-      Tahsimin (1853-1876), vdiq i ri, student

8-      Mehmetin (1856-1918)

/tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts