Kopshti Zoologjik më i trishtë në botë: fotot prekëse të kafshëve të lidhura me zinxhirë të ndryshkur

Në fotot e mëposhtme jepen pamjet e tmerrshme të një kopshti zoologjik në Tajlandë, ku kafshët qëndrojnë të mbyllura pas hekurave në kushte mjerane.

Në këtë kopsht zoologjik, kafshët e egra, si: tigrat, elefantët dhe majmunët mbahen të lidhura me zinxhirë të ndryshkur, prej të cilëve lëvizin me vështirësi.

Gazetari i mjedisit Aaron Gekoski ka fiksuar në aparatin e tij këto pamje, nga ku shihet gjendja e vështirë e kafshëve teksa turistët u sillen përreth.

Industria turistike e kafshëve të egra në Tajlandë tërheq me miliona vizitorë. Kafshët mbahen të mbyllura në kafaze të ngushta dhe të pista dhe janë pre e shumë abuzimeve. /tesheshi.com/  

Related posts