Konsullatat e përbashkëta, Rama: u ngritën flamujt në godinën e re të…

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë, gjatë vizitës së homologut Kosovar, Ramush Haradinaj, në Tiranë, se dy vendet do të zgjerojnë bashkëpunimin duke pasur seli të përbashkëta konsullore. Rama tha se është e pakuptimtë që të shpenzohen para nga buxhetet e qeverive të dy vendeve për konsullatat.

Pak ditë nga kjo deklaratë, duket se gjithçka është kthyer në realitet. Godina e re e konsullatës shqiptare në Milano do t´i shërbejë shqiptarëve, qoftë të Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës.

“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos. Në vijim do të çelim të tjera stacione dinitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. /tesheshi.com/