KONSTATIMI/ Rritje katastrofike e shkrirjes së akujve

Dinamika e shkrirjes së akulljve në vitet e ardhshme pritet të çojë në rritjen katastrofike të nivelit të detit.

Për shkak të ndryshimeve klimatike, akulli në Antarktik shkrihet gjashtë herë më shpejt se 40 vjet më parë, duke çuar në një rritje në nivelet e detit në mbarë botën, paralajmëruan shkencëtarët.

Në periudhën nga viti 1979 deri në vitin 2017, shkrirja e akullit në Antarktik ka rritur nivelin global të detit me më shumë se 1.4 centimetra, sipas raportit të Procedurës së Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS).

“Dinamika e shkrirjes së akullit në vitet e ardhshme pritet të çojë në një rritje katastrofike në nivelet e detit”, thotë autori Erik Rignot, kreu i Sistemit të Shkencave të Tokës në Universitetin e Kalifornisë.

Nëse akulli nga Antarktiku vazhdon të shkrihet në këtë mënyrë, në shekujt e ardhshëm presim rritje të nivelit të detit në shumë metra”.

Disa shkencëtarë parashikojnë skenarin më të keq që një rritje në nivelin e detit prej 1.8 metrash deri në vitin 2100 mund të zhysë shumë qytete bregdetare në botë, ku jetojnë miliona njerëz.

Të dhënat e shkrirjes së akullit u mblodhën nga fotografitë me rezolucion të lartë të marra nga Agjencia Amerikane e Hapësirës – NASA, si dhe nga radarët satelitë të agjencive të shumta hapësinore.

Studiuesit gjetën se rreth 40 miliardë ton akulli u shkri në Antarktidë midis viteve 1979 dhe 1990.

Por në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2017, humbja e akullit në kontinent është rritur gjashtë herë, në 252 miliardë tonë në vit.

Është edhe më shqetësuese që studiuesit kanë zbuluar se akulli ka nisur të shkrihet dhe në zonat në lindje të kontinentit, të cilat deri më tani janë konsideruar të qëndrueshme dhe të imunizuara ndaj ndryshimeve klimatike.

Ngrohja e oqeaneve do të përshpejtojë shkrirjen e akullit me kalimin e kohës dhe ekspertët janë të mendimit se niveli i detit do të vazhdojë të rritet gjatë shekullit të ardhshëm, pa marrë parasysh se çfarë bëjnë njerëzit për të korrigjuar situatën.

Hulumtimet e fundit tregojnë se oqeanet ngrohen më shpejt se sa janë vlerësuar më parë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts