Auto Dak
Auto Dak

Konstatim gjerman: bojkoti politik, si e kanë kthyer shqiptarët në sport

Një delegacion parlamentar gjerman që po viziton Shqipërinë, përcolli mesazhin se zgjedhjet duhen të mbahen brenda afateve kushtetuese, thënë ndryshe më 30 qershor. Ndërsa sa i përket bojkotit të tyre nga dy parti opozitare – PD dhe LSI, politikanët e Berlinit e komentuan këtë si liri zgjedhjeje e tyre.

Secila parti ka të drejtën e saj për  të marrë pjesë në këtë proces konkurrimi apo jo. Do të jenë zgjedhësit ata që do të vendosin se çfarë është bërë mirë apo keq. Zgjedhësit në Shqipëri janë mirinformuar lidhur me të çfarë do apo s’do dikush. Nëse kjo është një krizë politike apo jo, këtë do ta tregojë e ardhmja.

Nëse në datë 30 qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend, dhe kjo korrespondon me përcaktimet Kushtetuese, atëherë është në dorën e qytetarëve shqiptarë të vendosin se çfarë duan për të ardhmen e tyre. Procesi zgjedhor është proces konkurrimi dhe unë pres të marrin pjesë.

Detyra e politikanëve është të përballen me problemet dhe të mos përdorin tymueset në rrugë për të realizuar qëllimet e tyre“, deklaroi kryetari i delegacionit, Josip Juratovic.

Ata u shfaqën kritikë dhe ndaj djegies së mandateve, ku parlamentin, për shenjtërinë e vet politike që ka, e krahasuan me kishën.

Gjithkush është i lirë për të protestuar, por bojkotimi i parlamentit është bojkot ndaj demokracisë. Për mua parlamenti ka të njëjtën shenjtëri si kisha, nuk është sallë pazari. Kam përshtypjen që është kthyer në sport për shqiptarët, që kur nuk u pëlqen dicka e bojkotojnë. Në momentin që demokracia vihet në lojë në këtë mënyrë rinia e humb besimin“, tha Josipoviç. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts