728 x 90 Leaderboard

Kongresmeni amerikan: pse Jared Kushner ka dorë në vrasjen e gazetarit saudit

Pasi Arabia Saudite pranoi se gazetari Jamal Khashoggi është vrarë në konsullatën e saj në Stamboll dhe tha se arrestoi 18 persona nën akuzë për këtë krim, janë shfaqur detaje të reja të cilat mund të hedhin dritë mbi “qasjen e butë” të presidentit Trump në lidhje me rastin.

Përfaqësuesi i Kongresit, Joaquin Castro akuzoi haptazi Jared Kushnerin, këshilltar i Presidentit për Lindjen e Mesme, se është pjesë e komplotit për vrasjen e tij.

Në një intervistë me CNN, Castro tha se ishte Jared Kushner ai që e kishte vënë Khashoggi në “listën e armiqve” të Arabisë Saudite.

Sipas kongresmenit, emri i viktimës është zbuluar në një listë të shërbimeve të inteligjencës amerikane, diktuar nga kabineti i Presidentit. Castro tha se kjo listë i është dorëzuar më pas Princit të Kurorës Muhammad bin Salman, i cili ka vepruar sipas saj, duke urdhëruar vrasjen e  Jamal Khashoggi.

Ai i kërkoi Kongresit që të hapte një hetim mbi çështjen.

“I kërkoj Kongresit që të nisë një hetim për këtë rast”, tha Castro.

Dhe pak kohë më parë, kongresmeni Joaquin Castro i tha The New York Times-it se Kushner kishte kërkuar Trump që të mbështeste Mohammed bin Salman në të gjithë rastet.

Por ndërkohë, ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, tha se Princi Salman nuk ka qenë fare në dijeni për vrasjen e gazetarit. /tesheshi.com/

Related posts