Auto Dak
Auto Dak

KONFLIKTI/ Një mizori e tejzgjatur: Si dështoi bota në Siri dhe a shihet fundi në horizont?

Një fëmijë merr oksigjen përmes respiratorit, pas një sulmi me gaz helmues në qytetin e Dumës. Pamja, fatkeqësisht është shumë e zakonshme.

Regjimi i Bashar Al Assad është duke e goditur fort zonën e rrethuar me kundërshtarët e regjimit, por më tepër, me shumë familje të zhvendosura atje.

I mbështetur nga aleatët e tij rus dhe iranian, nën komandat e tij janë kryer mizori njëra pas tjetrës. Bombardimi i spitaleve, shkollave dhe infrastrukturave civile jetike, së bashku me mohimin e ndihmës humanitare, kryeson listën e tyre.

Mosndëshkimi i regjimit e detyron atë të shkojë përtej vrasjeve me bomba, duke helmuar shumë qytetarë të tij me gaz nga ajri.

Gjatë ditës së djeshme, Departamenti amerikan i Shtetit tha se po shqyrtonte një sulm me gaz klorin, duke u zotuar për një përgjigje të shpejtë dhe të përshtatshme, nëse pretendimet vërtetohen.

I dërguari i lartë i SHBA-së për Sirinë, Xhejms Xhefri, tha se Uashingtoni ende nuk kishte gjetur prova të qarta për sulmin.

Idlibi është skena e fundit e krisjeve midis regjimit të Asadit dhe kundërshtarëve të tij të armatosur. Provinca është një nga territoret e fundit jashtë kontrollit të shtetit tashmë të rrënuar.

Pas tetë vitesh luftë, regjimi ka rimarrë pjesën më të madhe të vendit – përveç Idlibit, pjesë veriore që gjendet nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga Turqia dhe zonat e çliruara nga ISIS me ndihmën e milicive kurde të mbështetura nga SHBA-të.

Një ofensivë e kryer gjatë muajit prill la më shumë se 200 të vdekur dhe më shumë se 300,000 të zhvendosur.

Kërcënimi i veprimit vjen në një kohë të ndjeshme, me rritje të tensioneve rajonale midis Iranit dhe SHBA. Kjo e fundit ka hartuar plane për dërgimin e mijëra trupave në Lindjen e Mesme pas kërcënimeve të paspecifikuara mirë.

Por, ashtu si rastet e kaluara, çfarëdo reagimi i dobët perëndimor ndaj sulmit kimik në Siri do të minoj përpjekjet për të stopuar luftën, apo për të penguar abuzimet e ardhshme.

Përdorimi i armëve kimike në konflikt erdhi në pah kur atëherë Presidenti amerikan Barak Obama tha në 2012 se përdorimi i tyre do të ndryshonte “qasjen” të tij në lidhje me ndërhyrjen në konflikt.

Një vit pas paralajmërimit të z.Obama, regjimi kreu mizorinë më të keqe të luftës, duke vrarë mbi 1.300 njerëz më 21 gusht 2013 me raketa që përmbanin agjentin nervor sarin. Fotot e fëmijëve që shkumonin provokoi zemërim dhe protesta edhe në kryeqytetet perëndimore dhe gati nxitën një ndërhyrje amerikane në luftë.

Por Perëndimi ngeci.

Në Uestminster, parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar votoi kundër ndërhyrjes dhe në Uashington, Obama shtyu vendimin për të nisur sulme ajrore. Plani u shqye pasi Rusia, mbështetësi kryesor i Asadit, ndërmjetësoi një marrëveshje për të detyruar Damaskun të nënshkruaj Konventën e Armëve Kimike dhe të kthejë arsenalin e saj kimik.

Me gjithë marrëveshjen, regjimi sirian ka vazhduar të kryejë sulme kimike pa u ndëshkuar, ose duke mos deklaruar rezervat e plota, ose duke zhvilluar të reja, si në të kaluarën.

Një tjetër skenë e përdorimit të tillë ishte ajo e Khan Sheikhun në prill të 2017-tës, një qytet strategjik në kryqëzimin e kufijve të Idlibit dhe Hama-s fqinje.

Më shumë se 80 vetë u vranë në sulmin toksik të gazit që sulmoi qytetarët në agim. Kjo me gjasë preku nervin e presidentit Donald Trump, i cili nisi dhjetëra raketa në aeroportin ajror në Homs, ku edhe ishte nisur sulmi kimik. Ishte një shuplakë që megjithatë ndikimi i zgjati për pak kohë.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca u përgjigjën me një sërë sulmesh raketash në instalimet ushtarake, efektet e të cilëve ishin aq të pakta sa që regjimi i Assad pretendonte se kishte përballuar një sulm të krahasueshëm me agresionin trepalësh ndaj Egjiptit gjatë krizës së Suezit në vitin 1956.

Sarini, agjenti më vdekjeprurës i përdorur ndonjëherë në luftë, u vërtetua se u përdor sistematikisht gjatë sulmeve në Siri. Komisioni i pavarur i hetimit të OKB-së në vitin 2018 tha se kishte dokumentuar 34 sulme të ndryshme që nga 2013-ta. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts