Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

KONFERENCA/ Rama, thirrje për unitet nga Prishtina, tërheq padinë ndaj Haradinajt: pse erdha në Kosovë dhe pse s’luaj nga Shengeni rajonal

Kryeministri Rama tërhoqi padinë ndaj ish-kryeministrit Haradinaj, duke dhënë shpjeimet e rastit se përse e ngrii dhe përse po e heq.

Shpifja akt i ulët, është bërë kaq normale, aq më tepër në një botë si kjo e jonë, njerëzit edhe mund të habiten cke një padi për shpifje. Unë kam 22 padi për shpifje që ta dini, kjo padi që kam bërë këtu për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë sepse është e pazakonshme.

Nuk janë bërë publike, dëshiroj që të kem mundësinë që djalit tim të voglit, t’ia lë një rrufe fletësh që t’i ketë dhe që ta ndihmojë të kuptojë për të shpjeguar dhe interpretuar lajmet e pafundme që do të ndeshë kur të hyj në Google dhe të shkruaj ‘Edi Rama im atë’.

Dhe ku do të lexoj ‘një monstër’ dhe ku mund ta ketë apo mos ta ketë mundësinë të më pyesë vetë, se jetës nuk i dihet. Kjo është arsyeja pse kam 22 gjyqe”, tha Rama, duke shtuar konkretisht: “Me apo pa padi apo pa shpifje, Ramushi për mua nuk është kryeministri, politikani, por një prej figurave historike. Padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht dhe kjo është e gjitha” , tha Rama në konferencën për shtyp në Prishtinë.

Ndërkohë, ai bëri thirrje për unitet politik, këndej e andej kufirit.

“Unë nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike si personi që kam detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë por për të dëgjuar nga të gjithë, dhe këtë s’mund ta bësh në një tryezë ku mund të ulen të gjithë, hapur opinionet e tyre. Pas 24 orësh di më shumë sesa para 24 orësh për situatën. Janë opinionet e një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Jemi vëllezër, por kemi dy shtete, dy shtëpi”, tha Rama.

Ndërkohë, ai sërish mbrojti tezën e Shengenit rajonal.

“Unë mbetem ai që kam qenë dhe jam ai që jam, mendoj që kush nuk ndryshon mendim s’është domosdoshmërisht një njeri i mençur por Shengeni Ballkanik është interes strategjik i Shqipërisë dhe Kosovës. Sikur të mos kishim humbur kohë me lloj lloj konspiracionesh, kufiri aty do ishte sikur vjen nga Prishtina këtu në aeroport.

S’do kishte asnjë kontroll për arsyen se kjo është mundësuar falë negociatave me presidentin e Serbisë dhe në këtë proces s’duhet të harrojmë që jemi në paqe dhe në pafe duhet t’i kemi korsitë të ndara edhe për pjesën e trajtimit të krimeve të luftës, edhe për aspektet ekonomike dhe sociale.

Fqinjin nuk e zgjedh, presidentin e Serbisë nuk e zgjedhim ne, ne zgjedhim interesin tonë strategjik.

Shengeni ballkanik është interes strategjik i shqiptarëve… me Shengenin Ballkanik të gjitha vendet, Shqipëria dhe Kosova kanë hyrje dhe dalje të përbashkëta, kush hyn në aeroportin Adem Jashari është i lirë të lëvizë deri në Sarandë pa u kontrolluar.

E kemi ne luksin të flasim idiotësira të aneksimeve, ndërkohë që koha kalon, nevoja jonë për njehsim është kaq e madhe në rajon, patjetër edhe këtu. Kemi kohë të humbasim me filozofira, me politika të ngushta elektorale, si ajo e mbajtjes pafund të taksës 100% që nuk u shfrytëzua as për atë që mund të shfrytëzohej. Ne kemi dy shtete, dy shtëpi dhe në këtë shtëpi ka të tjerë që vendosin, nuk vendos unë”, theksoi Rama. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com