Koncerti për “Metohinë” në Mal të Zi i del për hundësh Serbisë

Serbia ka reaguar ndaj ndalesës që i ka bërë Mali i Zi koncerit për serbët e Kosovës në Herzignovë, pasi në këtë eveniment u kënduan këngë të ish-Jugosllavisë, me pretendime territoriale si për Kosovën, ashtu edhe për Malin e Zi.

Për të adresuar ankesën u kujdes ministri i jashtëm, Ivica Daçiç, i cili u shpreh se “nuk e kemi askënd më te afërt se Malin e Zi, por kjo dashuri duhet të na kthehet”.

“Nuk e di çfarë ka të keqe një koncert humanitar për serbët e Kosovës. Nuk e di çfarë ka të keqe nga këto këngë. Kënga “Tamo daleko (Atje larg)”, nuk ka të bëjë asgjë me ngjarjet e tanishme”, tha Daçiç pas koncertit kontravers.

Duke folur për televizionin shtetëror, Daçiç komentoi paditë që morën organizuesit nga Ministria e Kulturës për koncertin që e quajtën “Për Kosovën dhe Metohinë tonë”.

Koncerti ishte pjesë e manifestimeve tradicionale, por “Sheshi Cirili” dhe organizuesit tani duhet të merren me shkeljen e një numri te madh rregullash, pasi shfaqën simbole të ndaluara, çnderuan himnin dhe shfaqën mesazhe nacionaliste fyese. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts