728 x 90 Leaderboard

Komunistët kinezë mësyjnë në shtëpitë e muslimaneve ujgurë: jo besimit, pro partisë!

Human Rights Watch ka bërë të ditur në raportin e saj më të fundit se autoritetet shtetërore kineze kanë imponuar një program të quajtur “Qëndrim në shtëpi”, për rajonin Xinjiang ku jetojnë 11 milionë ujgurët muslimanë.

Sipas programit të iniciuar nga qeveria komuniste, një nëpunës civil qëndron me një familje muslimane për një periudhë kohore duke u kërkuar atyre llogari për jetën dhe pikëpamjet politike.

Human Rights Watch i bëri thirrje qeverisë kineze që menjëherë të ndërpresë këtë program, duke e quajtur shkelje të së drejtës së privatësisë dhe jetës familjare, si dhe shkelje të të drejtave kulturore të pakicave kombëtare të mbrojtura nga ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Raportues për Human Rights Watch në Kinë, thanë se familjet muslimane në rajonin  Xinjiang tani hanë, jetojnë dhe flejnë nën syrin vigjilent të shtetit.

Ata gjithashtu kryejnë indoktrinimin politik, duke përfshirë edhe promovimin e ideologjisë “Xi” (ideologjinë e presidentit kinez) ku shpjegojnë rëndësinë politikave të Partisë Komuniste kineze. /tesheshi.com/

 

 

Related posts