Komode dhe luksoze: Këto azile pleqsh janë për lakmi (foto)

Nëse paraja nuk është problem dhe doni të kaloni vitet e pleqërisë i rrethuar në mirëqenie dhe bukuri, merrni si shembull ndonjë prej këtyre shtëpive të pleqve të cilat janë më të mira se që mund të imagjinohet.

The Telegraph ka krijuar një listë me këto shtëpi pleqsh, dhe ajo që vërehet është një komoditet i jashtëzakonshëm të cilin e meriton secili njeri që ka dhënë gjithë ato vite kontribut.

Rothschild Place, Angli

Dikur i njohur si Hotel Rose and Crown, Rothschild Place u krijua posaçërisht për ata mbi moshën 55 vjeçare.

Duke filluar me një shumë prej 285,000 funtash, aty mund të blihet një banesë me 1,2 ose 3 dhoma gjumi, të gjitha të vendosura në afërsi të qendrës.

Rothschild Place

Anija “Bota”
Edhe pse asjëherë nuk është promovuar si një vendbanim të moshuarish apo azil, Anija “Bota” shëtitë persona të moshuar rrotull botës. Ajo është anija më e madhe private në botë e përshtatshme për banim, dhe në të jetojnë mbi 200 pleq. Anija ka vizituar 900 porte dhe 140 shtete, duke ofruar atmosferë të jashtëzakonshme.

MS The World

Battersea Place, Angli

E krijuar në pranverën e vitit 2016, Battersea Place është i pari komunitet ku të moshuarit jetojnë një stil luksoz.

Ata kanë një nivel të lartë të mirqëenie, kujdes 24 orësh, dhe pamje të bukur të Battersea Park. Prandaj shifra prej 1 milin funtesh që paguajnë të moshuarit për të jetuar aty për pjesën tjetër të jetës nuk është aspak e habitshme.

Battersea Place

West 86, Nju Jork

I vendosur në qytetin që nuk fle kurrë, West 86 është vendi ideal për ata që duan të kalojnë vitet e tyre të moshës duke qenë sa më aktivë.

Klasa e ushtrimeve fizike, prania e kafshëve miqësore, mësimet dhe stërvitjet për moshën, restorante, ambiente të përshtatshme dhe madje edhe terracë e madhe nën çati, kjo tregon pse West 86 paguhet 3600 funte në muaj.

West 86

On Statenborough, Australi

I ndërtuar në periferitë plot gjelbërim të qyteit australian Adelaide, shtëpia e azilit  On Statenborough është një vend i sofistikuar dhe plot stil.

Kopshte ujore, një numëri i madh i aktiviteteve çlodhëse dhe sportive janë vetëm disa nga lukset që ofron kjo shtëpi pensionimi.

On Statenborough

Vi Silverstone, Arizona

Me një pages mujore që fillon nga 3270 dollarë e më lartë, juve mund të ju përkëdhelet secila dëshirë në këtë azil.

Në këtë çmim hyjnë ndihma e përditshme, trajtim i specializuar mjekësor, fitnes, not, dhe të tjera gjëra për të cilat mund ti shijoni pa e lodhur mendjen.

Vi at Silverstone

Brigjet Bethlehem, Zelandë e re

Ky fshat special është dizajnuar posaçërisht për të pensionuarit aktiv. Resorti ofron mjete të sofistikuara për pavarësinë e të moshuarve, por edhe për tu ardhur atyre në ndihmë. Ambientet për ngrënie janë aq të bukura sa çdokush do t’i lakomnte.

Bethlehem Shores

Oak Harbour (Porti i Lisit), Florida

I definuar si “luksoz, i sigurtë dhe i përshtatshëm” azili i Oak Harbour që gjendet në Florida posedon 3900 metër katrorë të shtrirë përgjatë rrugës me palma. Aty ka aktivitete të ndryshme në shoqëri të ushqimit të mirë dhe një plani që ju bën aktiv gjatë tërë ditës.

Oak Harbour

Oakmont of Segovia, Kaliforni

I vendosur në të famshmën Shkretëtira e Palmave, shtëpia e azilit Segovia ofron një risi në jetën e pensionistëve dhe ofron shërime me pesë yje të bëra sipas nevojës së gjithsecilit, përfshirë këtu një park me kafshë përkëdhelëse, teatër, librari dhe kurs minigolfi.

Oakmont of Segovia

/tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts