Kombinimi perfekt i mëngjesit, rregullon sheqerin në gjak dhe zvogëlon kolesterolin

Keni probleme të vendosni se çfarë do të hani për mëngjes? Ju me siguri doni diçka që t’ju japë përfitime shëndetësore dhe t’ju japë energji gjatë gjithë ditës. Epo, ne kemi përgjigjen për ju!

Receta e mëposhtme e mëngjesit është kaq e mahnitshme, në të vërtetë mund të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak, të ulë kolesterolin dhe të heqë qafe yndyrën e stomakut.

Përbërësit:

1 filxhan tërshërë

2 gota ujë

2 lugë çaji pluhur vanilje

1 lugë çaji pluhur kanelle

2 lugë gjelle mjaltë

1 majë luge kripë

4 lugë gjelle fara çia

Përgatitja:

Në një tenxhere, shtoni ujë, kanellë dhe vanilje. Vendoseni të valojë dhe pastaj uleni nxehtësinë dhe hidhni tërshërën. Përsëri, lëreni të valojë përzierjen për 5 minuta dhe lëreni mënjanë. Mbulojeni dhe lëreni edhe për 5 minuta për të pushuar.

Së fundmi, shtoni mjaltë dhe kripë. Trazojeni mirë dhe vendoseni përzierjen në një tas. Shtoni farat chia në fund, ndërsa mëngjesi është ende i nxehtë./tesheshi.com/

Related posts