Komandant Scaparrotti: NATO komunikonte me Rusinë në Luftën e Ftohtë, ndërsa sot…

Ndërsa shumë analistë besojnë se përkeqësimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ka karakteristikat e një “Lufte të Ftohtë”, komandanti suprem i NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti avokon për bashkëpunim më të madh mes dy rivalëve bërthamorë.

“Kjo do të sigurojë që ne e kuptojmë njëri-tjetrin dhe pse bëjmë atë që ne bëjmë”, tha Scaparrotti.

Sipas tij, “SHBA dhe Rusia nuk flasin shumë, por komunikimi është pjesë shumë e rëndësishme e taktikave për të frenuar sulmet”.

“Gjatë Luftës së Ftohtë në kemi marrë e kemi dhënë sinjale, madje kemi biseduam. Ndërsa sot jam i shqetësuar palët nuk po e njohin mirë njëra-tjetrën”, tha Scaparrotti, i cili dikur ka komanduar forcat amerikane në Bosnje, Afganistan dhe Irak.

Mediat ruse kujton se Moska zyrtare këto ditë vuri në dukje përkeqësimin e marrëdhënieve me NATO-n, ku si shkak kryesor për momentin mbetet aneksimi Krimesë në vitin 2014.

“NATO ka diktuar një axhendë jo pozitive në marrëdhëniet e saj me Rusinë”, tha Alexander Grushko, zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme.

Ai paralajmëroi NATO-n që të mos hyjë në një konflikt ushtarak me Rusinë, duke shtuar se “të gjithë njerëzit e arsyeshëm shpresojnë se kjo nuk do të ndodhë”.

Rusia ka kohë që është ankuar se NATO dëshiron “të minojë sigurinë e saj të rrethuar nga një mori aleatësh dhe klientësh armiqësorë të SHBA”.

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë në 1990, 13 fqinjët rusë janë bashkuar me NATO-n. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts