Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kolegët europianë kryqëzojnë ministrin grek të Financave: Lojtar i rrezikshëm

Situata mes Greqisë dhe Eurogrupit është tensionuar paksa. “Një humbës kohe, një diletant dhe lojtar i rrezikshëm”, kështu e kanë cilësuar ministrin grek të Financave, Yanis Varoufakis disa nga kolegët e tij gjatë mbledhjes së Eurogrupit në rigë.

“Përparimet nuk janë të mjaftueshme, negociatat duhet të vijojnë”,- ka thënë zëvendës presidenti i Komisionit Valdis Dombrovskis, ndërsa për presidentin e Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem “grekët e dinë se koha po u mbaron”.

Dijsselbloem: Shumë kritika me Varoufakis. – “Ka qenë një diskutim shumë kritik me Varoufakis. Kemi bërë një marrëveshje dy muaj më parë dhe tani mendonim se do të mund të merrnim një vendim, por jemi sumë larg kësaj, ndaj kemi pasur një debat shumë kritik”,- ka thënë Dijsselbloem pasi mbledhja ka përfunduar dhe është pyetur nga gazetarët nëse është e vërtetë që ministrat janë treguar shumë të ashpër me ministrin grek të Financave, Yanis Varoufakis.

Eurogrupi, i ashpër me ministrin grek: Është diletant. – Ndër të tjera, siç raporton Bloomberg, duke cituar burime të afërta të mbledhjes, Varoufakis është cilësuar nga disa prej kolegëve të tij të Eurogrupit në Rigë si një humbës kohe, një lojtar i rrezikshëm, diletant për mënyrën se si po avancon në tratativat me kreditorët ndërkombëtarë.

Varoufakis: Probleme me likuiditetin sepse paguajmë borxhin. – Nga ana e tij Varoufakis është shprehur se “Greqia ka probleme me likuiditetin sepse po financon borxhin me burimet e saj, ndërsa sipas marrëveshjeve të bëra, borxhi do të rifinancohej nëpërmjet ndihmave”. Ministri nuk ka dashur të japë sqarime në lidhje me madhësinë e problemit financiar në Athinë.

Marrëveshja me BE është e vetmja alternativë – Më tej Varoufakis ka nxjerrë në pah disa pika kyçe në të cilat ai nuk është dakord me Bashkimin Europian, mes së cilave është ulja e pensionit apo konfiskimi i pasurive. Megjithatë, “duhet të përqendrohemi në gjetjen e një marrëveshje të përbashkët pasi nuk ka alternativë tjetër”,- është shprehur Varoufakis.

Tsipras ngelet optimist – Pavarësisht të gjithave, nga ana e qeverisë së Athinës flitet për progres të rëndësishme, konsiderohet një marrëveshje e mundshme dhe precizojnë se me kreditorët nuk është folur kurrë për një hipotezë të parazgjedhur apo për një plan “B”. “Jam shumë optimist. Të dyja palët kemi bërë avancime të konsiderueshme”,- ka thënë kreu i qeverisë greke.

Padoan: Nuk presim rezultate definitive. – Për Greqinë “nuk presim rezultate definitive në këtë mbledhje”, ka shpjeguar ministri i Ekonomisë Pier Carlo Padoan në Eurogrup. “Me Greqinë jemi duke vazhduar të kemi një diskutim që do të jetë i frytshëm”,- ka shtuar ai.

Draghi: BQE mund të rishikojë likuiditetin. – Presidenti iBankës Qendrore Europiane, Mario Draghika ndërhyrë në lidhje me çështjen e Greqisë duke shpjeguar se “likuiditeti emergjent do të jepet sapo bankat greke të zgjidhin problemet dhe kur në to të jetë kolaterali i duhur”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts