Koha kalon, por a janë të vetëdijshëm fëmijët për këtë?

Fëmijët kanë një tjetër përceptim për kohën dhe arrijnë të ndërgjegjësohen me shumë vështirësi për ecurinë e kohës.

Ajo që ka rëndësi për to është e tashmja.

Për të nxitur tek fëmija ndryshimin e orareve mjafton që të krijojmë disa ritual ditore si përshembull:

  • Tundja për gjumë apo ninulla paralajmëron orarin e gjumit të mbrëmjes.
  • Ushqimi me gji gjithashtu mund të bëhet në forma dhe vende të ndryshme: përshembull ulur për ushqyerjen gjatë ditës, shtrirë në krevat për gjumin e drekës etj.
  • Për fëmijët më të ritur mjafton që sapo të zgjohet t’i tregojmë rutinën ditore, pra ngrënien e mëngjesit, çerdhja apo kopërshti, dreka, shëtitje tek parku dhe darka (duke i përcjellur idenë që dita është e ndarë në disa faza).
  • Kur afrohet ndonjë vakt e paralajmërojmë duke e thirrur të ndihmojë në shtrimin e tryezës. /tesheshi.com/
auto pjese dak

Related posts