728 x 90 Leaderboard

Koço Kokëdhima në “Provokacija”-n e Mustafa Nanos: Rama, servili im!

Mustafa Nano e ka startuar formatin e tij të ri televiziv të quajtur “Provokacija”, në ABC News, duke patur të ftuar në studio Koço Kokëdhimën, ish-eprorin e tij dikur në gazetën Shekulli.

Në lidhje me këtë të fundit, Nano tha se ai mbetej i kënaqur nga ajo përvojë e dikurshme pasi e ka patur gjithnjë lirinë për t’u shprehur.

Pika më delikate e intervistës ishte ajo mbi relacionet e dikurshme miqësore mes Ramës e Kokëdhimës, spektakolare siç i cilësoi Nano, e që sot janë shuar tërësisht, madje katandisur në një armiqësi të thellë nga ana e Kokëdhimës, për ish-mikun e tij në pushtet.

Kokëdhima u përpoq të thoshtë se prishja e miqësisë së tyre ka ndodhur vetëm për çështje parimore, siç tha ai, për zhgënjimet e tij në lidhje me premtimet e Ramës. Por në një moment, Kokëdhima kaloi dhe në planin personal kur tha se Rama ishte përpjekur të fitonte prej tij, “nga reputacioni im, pozita ime, mundësitë e mia, si një servil”, theksoi ish-deputeti socialist në mandatin e parë të Rilindjes. Ndërsa përbetimin se ai, Rama, do përfundonte si Esad Pashë Toptani – nëse shkelte interesat e Shqipërisë në marrëveshjen e detit me Greqinë – Kokëdhima e korigjoi duke thënë “do ketë fatin politik të Esadit…”. /tesheshi.com/             

 

Related posts