728 x 90 Leaderboard

Koalicioni qeverisës në Kosovë: “duel i heshtur” mes ministrave të LDK-së dhe PDK-së

 Martesa e detyruar mes PDK-së dhe LDK-së po mbush gati një vit. Askush nuk e di se sa do të zgjasë ajo, se kur do të prishen partnerët, por një fakt i përfolur në Kosovë vihet në dukje tani edhe nga ndërkombëtarët: ministrat e këtyre dy partive nuk e shohin dot njëri-tjetrin me sy, edhe pse bashkëqeverisin.

Raporti i Progresit të Komisionit Europian, i cili u publikua dje, i ka kushtuar zyrtarisht një hapësirë kësaj problematike, të njohur në opinionin kosovar, por të papranuar asnjëherë nga aktorët politikë.

“Bashkëpunimi i kufizuar ndërmjet ministrive të udhëhequra nga PDK-ja dhe LDK-ja e ka vështirësuar në ca raste arritjen e progresit në disa fusha kyçe të qeverisjes.Qeveria duhet t’i arrijë afatet e vendosura për disa plane pune dhe strategji me një koordinim më të mirë dhe me përmirësim të komunikimit ndërmjet partnerëve të koalicionit,” thuhet në raportin e KE-së.

Por shtrohet pyetja se sa e efektshme mund të jetë një qeveri kur brenda saj mungon fryma e bashkëpunimit mes ministrave, e sa mund të punojë ajo në të mirë të qytetarëve?

Analisti politik Faik Krasniqi thotë se këto dy parti i ka bashkuar në një koalicion interesi personal dheFaik-Krasniqi_51 partiak, e jo interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës, prandaj edhe nuk kanë bashkëpunim për punë të ndryshme shtetërore.

“S’mund të presim asgjë të mirë prej tyre, por vetëm kapje të mëtejshme të shtetit, monopol në çdo segment shtetëror dhe biznesor, dhe dështime të njëpasnjëshme, siç na ndodhi me UNESCO-n. Ç’është më e keqja, këta, edhe pse po na vjedhin prej 16 vitesh, po na plaçkisin, po na i bëjnë të gjitha të zezat, e na kanë sjellë në këtë gjendje të mjerueshme, prapë po sillen me arrogancë dhe po tallen me ne,” ka deklaruar Krasniqi për portalin tesheshi.com.

Njohës i rrethanave politike në vend, Florim Zeqa thotë se shqetësimet e KE-së në raportin e fundit të progresit janë më se të dukshme e të pakundërshtuara nga askush, madje as nga vetë partnerët e koalicionit, sado që liderët e dy partive në koalicion (PDK-LDK) mundohen të mos e pranojnë një gjë të tillë.

florim-zeqa3Ai pohon se qeveria aktuale i ngjan për më tepër një familje me dy zotër shtëpie. “Kryeministri aktual i qeverisë, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, përveç gjashtë ministrive të drejtuara nga LDK-ja, thuajse nuk ka qasje fare tek ministritë e tjera. Përndryshe, kryesuesi tjetër i qeverisë, kryediplomati Hashim Thaçi, ka ndikim më të fuqishëm në punën e ekzekutivit. Veç ministrive të drejtuara nga partia e tij, ai i kontrollon dhe të tjerat, të drejtuara nga minoritetet dhe partitë e vogla shqiptare, me përjashtim të LDK-së,” ka deklaruar Zeqa për tesheshi.com.

Sipas tij, një bashkëpunim i tillë, i kufizuar, i ngurtë dhe jotransparent, mes partnerëve të koalicionit, po reflektohet negativisht në disa fusha, si në arsim, shëndetësi, në politikën e jashtme dhe të brendshme.

Analisti tjetër, AlbinotMaloku, thotë për tesheshi.com se Raporti i Progresit për Kosovën nuk ka bërë të njohur asgjë të re kur thekson bashkëpunimin e kufizuar mes ministrive të drejtuara nga LDK-ja dhe atyre që drejton PDK-ja.

“Dihet mirëfilli se ministritë e drejtuara qoftë nga PDK-ja apo nga LDK-ja janë bërë ‘klube’ të të rehatuarve të këtyre subjekteve politike, duke shkelur çdo kuadër profesional që mund të ketë vendi. Nëse ministrat nuk e durojnë njëri-tjetrin në nivel partiak, do të ishte e udhës që ky mospëlqim të mos reflektohej në qeverisje,” thekson Maloku.

Portali ynë është munduar të marrë një deklarim edhe nga pjesëtarë të qeverisjes, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Ndërkaq, disa deputetë të këtyre dy partive janë shprehur pa u shfaqur hapur se është e vërtetë që nuk ka një koordinim mes ministrave. /tesheshi.com/

 

Related posts