Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

KMSH, urdhër myftinive: ky është protokolli anti-koronar, zbatojeni!

Komuniteti Musliman Shqiptar ripotencoi masat që duhet të merren në kushtet e frekuentimit të xhamive, në mënyrë që t’i vihet fre një vale infektimi që ka shpërthyer javët e fundit, në fakt që na hapja, në Shqipëri e jo vetëm.

Por ndërsa në Kosovës, atje ku situata është dhe më e rënë, uvendos për rikthimin e pezullimit të faljeve kolektive,  në Shqipëri, instanca kryesore drejtuese e jetës islame kërkon thjesht respektim masash, duke nisur që nga falja me distancë.

Protokolli i masave:

• Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi.
• Marrja e abdesit në shtëpi.
• Mbajtja e maskës dhe e dorezave.
• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.
• Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.
• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.
• Nuk lejohen në xhami grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.
• Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj…
• Hytbeja e xhumasë të mos jetë më shumë se 10 minuta.
• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.

Ngarkohen të gjitha myftinitë për zbatimin e këtyre masave. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts