728 x 90 Leaderboard

Klubi sekret që drejton politikën në SHBA dhe mbledhjet e fshehta të të mërkurave

Wall Street Journal shkruan se në Uashington ka ekzistuar prej kohësh një klub i fshehtë, anëtarët e të cilit kanë zhvilluar axhendë sekrete, e ku janë zbuluar detaje konfuze të anëtarëve të tij.

Klubi quhet Chowdered and Marching, dhe anëtarët e tij janë republikanë të zgjedhur në Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA.

Ai u themelua në vitin 1949 nga ish-presidentët Richard Nixon dhe Gerald Ford, si anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në vitet shtatëdhjetë, anëtarët e klubit ishin njerëz të mirënjohur, si Jack Kemp, Melvin Laird, Nixon dhe Ford.

Janet Hook dhe Natalie Andrews në raportin e tyre mbi punën e klubit nuk ka përmendur informacione se si menaxhohej ai, por ata vetëm rrëfejnë mbi themelimin e tij dhe përbërjen e anëtarëve.

Në Uashington, një qytet që e konsideron veten të rëndësishëm, ka zëra se ka një ccerdhe sekretesh në Capitol Hill.

The Chowder and Marsi Club është aq i fshehtë sa që anëtarët e saj nuk janë të gatshëm të pranojnë edhe ekzistencën e tij.

“Unë me të vërtetë nuk di gjë atë për atë  që ju thoni”, deklaroi parlamentarja Ileana Ros-Lethinen nga Florida, kur asaj ju kujtua se në Tëitter në vitin 2014 botoi një foto të sajën të veshur me kapelë kuzhinieri dhe përparësen e klubit, rroba që zakonisht visheshin në bankete.

Ros-Lethinen pranoi gabimin, duke thënë se rregulli themelor i klubit është të mos flasë për veten.

Anëtarët e klubit takoheshin të mërkurave në mbrëmje, në sallën H-107 të Capitol Hill-it, ku organizonin bankete e visheshin si kuzhinierë duke imituar serinë televizive The Muppet Show.

Edhe emri i klubit është misterioz, pasi edhe anëtarët e tij thonë se nuk e dinë origjinën e tij.

Një anëtar, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, thotë se ky klub ishte pa ndonjë program të veçantë, ndryshe nga shumica e grupeve në Capitol Hill, dhe se qëllimi i tij ishte të siguronte një hapësirë ​​që ligjvënësit të lidheshin më shumë me njëri-tjetrin.

Grave, vetëm në vitet 1990 u është dhënë mundësia të bëhen anëtarë të klubit. Anëtarja e parë femër ishte Ros-Lethinen.

Përveç misterit, ekziston edhe një rregull tjetër: “Nëse bëhesh njëherë anëtar i klubit, mbetesh përgjithmonë i tillë”.

Deputetët që largohen nga Senati e Dhoma e Përfaqësuesve gjithsesi marrin pjesë në takimet e klubit. Kjo shpjegon pse ish-lideri Senatit, Trent Lott nga Misisipi, tani një lobist, shihet shpesh në korridoret e Capitol Hill-it të mërkurave në mbrëmje. /tesheshi.com/

 

Related posts