Klopp injoroi edhe një herë Shaqirin

Liverpooli fitoi 2:0 ndaj Portos në Ligën e Kampionëve, duke e bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales, por, edhe në këtë ndeshje nuk është futur në lojë ylli shqiptar Xherdan Shaqiri.

Ndeshja e tij e fundit është parë në muajin shkurt dhe në vitin 2019 ai u prezantua shumë pak minuta në fushë.

“Injorimin” që po i bën Klopp Shaqirit i ka irrituar tifozët e Liverpoolit, të cilët në “Twitter” nuk kanë hezituar të shfaqin pakënaqësitë.

Vetë Xherdan Shaqiri nuk ka folur asnjëherë për këtë situatë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts