Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kjo nuk është reklamë e Coca – Cola-s, por se çfarë mund të bëjë shqiptari kur ja jep truri…

Kjo që shihni në foto nuk është një reklamë kushtuar Coca -Cola-s, por një trallisje entuziaste tipike shqiptare, që zakonisht haset në dasma a sebepe të tjera të ngjashme.

Episodi në fjalë ku dikush ka vënë një pagure Coca – Cola-je në çaçkë të kokës, e me të tundet duke kërcyer, është fiksuar gjatë një feste fshati në Maqedoni.

Burri në foto printe në çdo valle, por kjo mesa duket nuk e kënaqte sa duhet, e ndaj vendos t`i futet sfidës së të kërcyerit me Coca – Cola mbi kokë, duke bërë veç vallëtarit popullor, edhe artistin e cirkut.

Dhe ja del deri në fund. Coca-Cola zbret nga koka me notat e fundit të culave dhe me goditjen e fundit të tupanit.

E pra, shqiptari është dhe ky!

 

/tesheshi.com/                   

auto pjese dak

Related posts