Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kjo është fotoja simbol e protestave në SHBA, ja kush e realizoi

Një foto nga protestat anti-raciste në SHBA po shkakton zemërim dhe mosbesim në të gjithë botën.

Ajo tregon një polic duke i drejtuar armën, ndonëse  me plumba gome, një vajze të mitur ulur mbi supet e të atit me gjasë.

Shkrepja e rrallë, e cila është shndërruar në simbol, i takon fotografit dhe veteranit të luftës Richard Grant. Ai e fiksoi këtë skenë nga protestat dhe trazirat në Long Beach.

Ai sqaroi se polici nuk qëlloi, por se drejtoi armën disa herë, te ai që kishte vajzën mbi supe .

“Një burrë me një vajzë mbi supe po qëndron para policisë gjatë një proteste”, shkroi ai pranë kësaj fotografie.

Fotografia e tij është ndarë mijëra herë përmes Instagram-it dhe Twitter-it.

Protestat kanë hyrë në ditën e 7 pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, i cili vdiq gjatë arrestimit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com