728 x 90 Leaderboard

Kisha Serbe “vjedh” idenë e Ramës: për Kosovën, me platformë të përbashkët

Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe nuk e mbështet konfliktin e ngrirë në Kosovë, por është i shqetësuar për demarkacionin e mundshëm, pra këmbimin e territoreve.

Kjo u theksua në një seancë të jashtëzakonshme të këtij Sinodi, ku u tha se në funksion të demarkacionit të dyshuar në mes të serbëve dhe shqiptarëve, imponohet mundësia e ndarjes së Kosovës “nga Serbia”.

Ata ftuan Beogradin zyrtar që “në vend të shkuarjes sa më shpejt drejt një marrëveshjeje me Prishtinën, siç u tha “të kenë më shumë vëmendje për të ndërtuar një platformë shtetërore dhe kombëtare, në përgatitje të të cilit të përfshihen të gjitha institucionet relevante të shoqërisë”.

Pra, në një farë mënyre, edhe Kisha Serbe po kërkon atë që ka propozuar Rama nga Tirana – pra, pasjen e një platforme të përbashkët të të gjithë aktorëve, për t’ju qasur me unitet politik kombëtar një marrëveshjeje me Serbinë, gjë të cilën po e kërkon së fundi edhe Thaçi.

Sipas pikëpamjes së krerëve ortodoksë serbë, Kosova “nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë thjesht një çështje politike për zgjidhjne e së cilës monopolin e kanë vetëm organe shtetërore”.

“Çështja e Kosovës për ne dhe historinë tonë, është mbi të gjitha një çështje e mbijetesës së klerit tonë, pa të cilin nuk do të dihej se kush jemi ne”, thanë peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe.

Ata e kanë pëkthyer të ashtuquajturin “korrigjim kufijsh” si një mundësi të ndarjes së Kosovës nga Serbia, të njohjes së saj si e pavarur, apo krijimit kështu të “Shqipërisë së Madhe”.

Peshkopët deklaruan se pasojat e këtij vendimi ishin tragjike për mbijetesën e kombit, sepse sipas tyre, në këtë rast shumica e serbëve do të mbeten pa mbrojtje adekuate dhe siguri.

“Pra, do të shmangeshin e fshiheshin të gjitha gjurmët e ekzistencës historike të Serbisë. Ideja e të ashtuquajturës ‘ndarje; sjell ankth të madh dhe shqetësim në mesin e besimtarëve tanë dhe që nuk e gëzon mbështetjen e shumicës së qytetarëve të Serbisë në përgjithësi”, paralajmëruan peshkopët. /tesheshi.com/

 

 

Related posts