728 x 90 Leaderboard

Kina, tjetër ecje e çmendur në ajër (video)

Nëse është e vërtetë se përballimi me frikën tuaj mund t’ju ndihmon në trajtimin e fobisë, Kina është vendi ideal.

Pas urës së varur prej qelqi në Hongyao, që ndodhet në krahinën e Hebei, dhe që u hap për publikun në fund të vitit të kaluar, një tjetër vepër e ngjashme në një lartësi prej 360 metra dhe 30 metra nga buza e një shkëmbi ka nisur të funksionojë në malin Fuxi në provincën e Henan.

300 ton çeliku dhe 150 pllaka xhami janë përdorur për ndërtim.

Vizitorët pohojnë se ndjenja e ecjes nëpër urë është si ecja nëpër ajër. /tesheshi.com/

Related posts