Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kina sulmon Bashkimin Europian(me investime)

Me rënien e kursit të Euros, ekspertë dhe zyrtarë të lartë parashikojnë se kjo gjë do inkurajojë kompanitë kineze për të përshpejtuar ritmet e investimeve të tyre në Bashkimin Evropian.

Grup i industrisë së gomave Pirell, e cila konsiderohet simbol i industrisë Milaneze, do të përfshijë në kapitalin e saj aksione kineze me integrimin e kompanisë Shimteshajna në të.

Vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 7.4 miliard euro. Gjatë kësaj periudhe euros ra dhe humbi terren me 20% kundrejt dollarit amerikan, nën ndikimin e politikave të Bankës Qendrore Evropiane për të ringjallur rritjen ekonomike. Paralelisht, monedha e eurozonës u përkeqësua edhe karshi jenit.

Zëdhënës i Ministrisë Kineze të Tregtisë Shen Daniang u shpreh i kënaqur për trendin e fundit të euros duke thënë: “Përkeqësimi vlerës së aseteve në euro përbën një mundësi të shkëlqyer për kompanitë kineze që të investojnë dhe blejnë me çmime të favorshme”.

Kjo prirje nuk është e re, pasiqë Pekini ka shtyrë prej kohësh kompanitë e saj që të ndërkombtarizohen në furnizimin e lëndëve të para, në tregjet e letrave me vlerë si dhe në përvetësimin e njohurive teknologjike, nga ku ekonomia e dytë më e madhe e botës aspiron për një “rritje cilësore” të industrive.

Parashikohet që kjo lëvizje ti rrisë ritmet e invesitmeve Kineze sidomos tani që Kina po shënon ngadalësim të madh ekonomik  -sipas kryetarit të Dhomës së Bashkimit Evropian të Tregtisë në Kinë Jorg Votki.

Joerg Votki parashikon po ashtu një “sulm (kinez) të gjerë në Evropë’’ këtë vit.

Vlen të përmendet se investimet kineze në BE janë trefishuar në 2014.

Burimi: Le France, përshtati Enklid Pelari

auto pjese dak

Related posts