Auto Dak
Auto Dak

Kina po zhduk gjurmët e muslimanëve, BBC e dëshmon me dokumetar

Gjigandi mediatik BBC ka gjetur prova të reja për shtypje të vazhdueshme ndaj muslimanëve në rajonin perëndimor të Kinës, Xinjiang. Dëshmitë e sjella nga BBC përfshijnë shkatërrimin e madh të xhamive dhe izolimin e tyre në kampe përqëndrimi.

Autoritetet kineze dhanë pamje të rralla nga vendet fetare dhe paraqitën zyrtarë të lartë muslimanë, të cilët përpiqen të mbështesin politikat e Kinës gjoja se “ndalesat janë për ekstremizmin fetar të dhunshëm, e jo besimin”.

Por, pasi turneu i tij zyrtar mbaroi, korrespondenti i BBC, John Sudworth u nis për të hetuar. Shkeljet që ai gjeti janë marrë në kamera sekrete, dhe më pas janë shfaqur në këtë dokumentar. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts