Auto Dak
Auto Dak

Kina heq kufizimin e lejimit të çifteve për të lindur vetëm një fëmijë

Tani të tëra çiftet bashkëshortore në Kinë do të kenë mundësi të bëjnë dy fëmijë, pasi politika e lejimit të lindjes së vetëm një fëmije është drejt fundit të vet.

Siç njofton agjencia kineze e lajmeve Xinhua, partia që sundon vendin, ajo komuniste, ka vendosur ta shfuqizojë politikën e lindjes së vetëm një fëmije dhe do t’i lejojë çiftet të kenë dy fëmijë.

Vendimi është marrë pas një takimi katërditor të Partisë Komuniste në Pekin për të përcaktuar drejtimin e vendit në pesë vitet e ardhshme.

“Kina po e braktis politikën e saj prej dekadash të një fëmije,” njofton agjencia e lajmeve Xinhua.

Kufizimi do të niste në vitin 1980, si një përpjekje mes të tjerash për të frenuar shtimin e pakontrolluar të popullsisë.

Kjo politikë e lejimit të lindjes së vetëm një fëmije do të ngrihej lart më vonë, duke u lavdëruar si një prej faktorëve kryesorë të bumit ekonomik të Kinës.

Plakja e popullsisë, mungesa e ekuilibrit gjinor, si dhe zvogëlimi i fuqisë punëtore janë pasojë e kësaj politike, prej së cilës vendoset tani të hiqet dorë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts