reklama juaj ketu

Kina, financuese e hekurudhës së parë të shpejtësisë së lartë në Rusi

Kina ka shprehur interes për të fiancuar hekurudhën e parë të shpejtësisë së lartë në Rusi, që do të lidhë Moskën me Kazanin. Burime nga media ruse raportojnë se Kina mund të investojë 300 miliardë rubla ose 5 miliard dollarë amerikanë për ndërtimin e projektit.

Projekti parashikon një lidhje më të mirë të qyteteve të Rusisë me kryeqytetin. Linja hekurudhore Moskë-Kazan do të jetë pjesa e parë e linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë të Euroazisë, që do të lidhë Pekinin me Moskën. Pritet që projekti të përfundojë në vitin 2018, në Finalen e Kupës Botërore të Futbollit në Rusi. Kazani është një nga qytetet ku do të zhvillohet kjo veprimtari sportive.