Kim Jong Un bën “gabimin e dënimit me vdekje” para kamerave (video)

Diktatori Kim Jong Un u filmua duke u dremitur në një tubim të partisë. Deri këtu gjithçka do të ishte në rregull, po që se nuk do ta kishte ekzekutuar një gjeneral të lartë për të njëjtën arsye.

Udhëheqësi i pamëshirshëm ishte në ngjarje përkujtimore për gjyshin e tij, Kim Il-sung kur u filmua duke bërë një sy gjumë.

Ndonëse përballë kishte një turmë të madhe që ishin tubuar për të kujtuar 25 vjetorin e vdekjes së gjyshit të tij, ai fjeti mjaftueshëm sa për tu kapur nga kamerat e televizionit shtetëror.

Fjetja gjumë në kohë të gabuar ose mos dhënia duartrokitje të mjaftueshme në ngjarjet e profilit të lartë është e dënueshme me vdekje, bëjnë me dije dezertorët e Koresë së Veriut. Por a mund të zbatoj Kim-i të njëjta dispozita kur bëhet fjalë për veten?  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts