728 x 90 Leaderboard

Këto janë ushqimet që zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira

Ëmbëlsirat që blejmë kanë efekte të dëmshme në shëndetin tonë edhe pse na tërheqin jashtëzakonisht shumë.

Por, ne mund t’i zëvendësojmë ato me ushqime të cilat përmbajnë sheqerna natyrale të shëndetshme që e zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira.

Fiqtë

Fiku përmban shumë vitamina dhe minerale, si edhe magnez dhe vitaminë C me shumicë. Pastron metabolizmin duke larguar depozitat e yndyrës, po ashtu sekreton insulinën, e cila ndikon në nivelin e sheqerit në gjak.

Domatet

Ato përmbajnë nivel të lartë të triptofanit, një aminoacid që trupi e konverton në serotonin dhe një nga mineralet në përmbajtjen e tij është kromi. Kromi redukton dëshirën për ushqim dhe rregullon me sukses glukozën në gjak dhe kolesterolin në trup.

Mollët

Molla është e pasur me fibra dhe karbohidrate të shëndetshme që krijojnë një ndjenjë të ngopjes dhe plotësojnë nevojën për ëmbëlsira.

Kanella

Ajo nuk është domosdoshmërisht vetëm një përbërës në ëmbëlsira pasi ajo parandalon ndryshimet e papritura në nivelet e glukozës në trup duke larguar kështu nevojën për ushqime të ëmbla. Spërkatni kanellë edhe në sallatë frutash, ose edhe në limonadë. Në këtë mënyrë, trupi do të sigurojë një zëvendësim të shëndetshëm për ëmbëlsirat./tesheshi.com/

Related posts