Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Këto janë “bretkosat prej qelqi” që kanë ngazëllyer zoologjistët në Bolivi

Një specie e rrallë, një bretkosë me lëkurë transparente, u pa në Bolivi për herë të parë në 18 vjet.

E ashtuquajtura “bretkosë qelqi”, tre sosh, u vunë re nga rojet e sigurimit në fillim të këtij muaji në Parkun Kombëtar Carrasco, në lindje të qytetit Cochabamba, raporton BBC.

Amfibët e vegjël peshojnë vetëm 70-80 gram dhe janë të gjatë 19 – 24 mm. “Bretkosat prej qelqi” jetojnë në Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe kanë lëkurë transparente aq sa organet e tyre të brendshme të shihen nga jashtë.

Bretkosat u gjetën gjatë një misioni për të shpëtuar zvarranikët dhe amfibët, habitati i të cilëve u kërcënua nga një hidrocentral.

“Ripërtërirja e kësaj specie na mbush me shpresë për të ardhmen e Glass Frogs, një nga amfibët më karizmatikë në botë, thanë anëtarët e ekipit për AFP.

Të tre bretkosat u dërguan në qendër të qytetit K’ayra në Muzeun Alcide d’Orbigny, ku shkencëtarët shpresojnë t’i rrison ato. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts