Këshilltari i Trump sulmon Gjermaninë: investimet tuaja në Iran po sjellin vrasje e krime

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Trump, ka drejtuar gishtin ndaj Gjermanisë për investimet e saj në Iran.

Duke folur në Konferencën e sigurisë që mbahet në Mynih, gjenerali Herbert Raymond McMaster, tha se “kush investo në Iran, investon për Rojet e Revolucionit dhe i lejon ata të vazhdojnë të vrasin. Investitorë atje nuk janë vetëm Kina e Rusia, por edhe Japonia, Korea e Jugut dhe Gjermania”. /tesheshi.com/

 

Related posts