Këshilla Ibrahimoviç për talentet e rinj: ja ekipi ku duhet ta nisni karrierën

Një nga sulmuesit më të mirë në Europë, Zlatan Ibrahimovic, ka dhënë këshilla për talentet e rinj.

Ylli që luajti me skuadra si Juventus, Barcelona, Milan dhe Manchester United, por edhe Ajax, ndau pak minuta për të këshilluar yjet e futbollit, karriera e të cilëve është në rritje.

Sipas lojtarit suedez, të rinjtë duhet të fillojnë karrierën e tyre në Holandë, me ekipin e Amsterdamit.

“Unë do të rekomandoja çdo talent për të shkuar dhe për të filluar një karrierë në Ajax”, tha Ibra.

“Është e pabesueshme sa lojtarë kanë prodhuar karrierë në akademinë e tyre”, shtoi ndër të tjera.

Ekipi i Ajax Amsterdamit shërbeu si një urë lidhëse me gjigandët evropianë për Zlatan Ibrahimoviç, i cili u transferua në Serie A pasi u zbulua në Holandë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts