Kerry: Irani ka dorë në rrëzimin e qeverisë së Jemenit

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se Irani ka kontribuar në përmbysjen e pushtetit në Jemen nëpërmjet mbështetjes që i ka dhënë grupit ‘’Huthi’’, çka tregon se ajo ishte dora’ vendimtare në marrjen e pushtetit nga ana e Huthijunëve (reaksionarët).

Kerry iu përgjigj një pyetje para parlamentarëve amerikanë mbi rolin e mundshëm iranian në përmbysjen e qeverisë jemenase ku tha: “Unë mendoj se Irani ka kontribuar në këtë proces, pa dyshim që kështu është. Madje edhe vet zyrtarët iranianë janë të habitur sesi ky proces u realizua kaq shpejt.” –shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur ambasadën e tyre në Sana në fillim të këtij muaji, duke e pasuar më pas edhe vendet e tjera perëndimore si Britania dhe Franca, për shkak të rritjes së pasigurisë në kryeqytet pas rënies së institucioneve shtetërore dhe pas rënies së Sanasë në dorë të Huthijunëve.

Vlen të përmendet se Huthijunët sulmuan kryeqytetin Sana më 21 shtator dhe dominuan të gjitha institucionet e saj, më pas morën kontrollin e kryeministrisë dhe pallatit republikan të presidencës. Po ashtu ata rrethuan vendbanimin e Presidentit, Kryeministrit dhe disa Ministrave të tjerë.

Le France

Related posts