I kërkoi largimin nga SHISH: Rama propozon Visho Ajazi Likën ambasador në NATO

Kryeministri Edi Rama propozon ish-kreun e SHISH-it, Visho Ajazi Lika në krye të misionit diplomatik shqiptar në NATO.  Kërkesa ka mbërritur në zyrën e presidentit Ilir Meta për këtë emërim të Visho Ajazit në një post të rëndësishëm.

Kështu, vetëm dy javë pas largimit nga kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar, dorëheqje që u përfol gjerësisht në media se erdhi pas përplasjes me Edi Ramën për çështjen e kanabizimit të vendit, Visho Ajasi është propozuar nga kryeministri për t’u emëruar si Ambasador i Shqipërisë në NATO.

Aktualisht këtë post e mban Leonard Demi i dekretuar rreth 6 vite më parë nga presidenti i asaj kohe Bujar Nishani me propozim të Edi Ramës. /tesheshi.com/