728 x 90 Leaderboard

Keriku i njohur katolik, këshillë studentëve protestues: kujdes nga opozita!

Kleriku i njohur katolik Dom Gjergj Meta, e ka shfrytëzuar protestën e pazakontë studentore në Tiranë disa qytete të tjera, për të përcjellë disa mesazhe anti-politikës, përfshirë qeverinë dhe opozitën.

“Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndrra keni në zemrat tuaja. Por keni ndezur edhe te ne të rriturit dëshirën për të ëndërruar. Në fakt ndejta disi anash teksa ju shihja, sepse nuk doja të prishja atë dekor sikurse jua prishin përfaqësuesit e politikës sidomos asaj opozitare që duke mos pasur kauza vjedh kauzat tuaja.

Ju jeni në fakt përgjigja më e mirë ndaj atyre që duan të ikin nga ky vend sepse politika e qeverisë ua ka bërê t’u gërtitet ky vend. Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë plakur para kohe dhe ndaj një qeverisje pa vizion tërësor. Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj ne të rriturve që mbetëm duke u kap nëpër studio televizive pa asnjë produkt”, shprehet njeriu nën raso, iu cili zyrtarisht mban postin e ipeshkvit të Rrëshenit.

Interesant në këtë rast është fakti se protesta ka në shënjestër një katolike të njohur të mazhorancës, ministren mirditore Lindita Nikolla. Dhe në rastin e reagimit Gjergj Metës, sentimenti fetar që te katolikët është shumë i fortë në kësi rastesh, pothuajse nuk ekziston. Kleriku i njohur është treguar vetëm social. /tesheshi.com/    

 

 

Related posts