Auto Dak
Auto Dak

KËRCËNIMI/ Zgjedhjet europiane, frikë nga “bombardimi” rus në internet

Pas akuzave të përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016 dhe referendumin mbi Brexit në Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtin vit, shumë kanë frikë se zgjedhjet e Parlamentit Evropian në maj mund të jeNë objektivi i ardhshëm.

Qytetarët e të gjitha vendeve anëtare të BE do duhet të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian nga 23 maji deri më 26 maj.

Sondazhet e opinionit publik sugjerojnë se partitë radikale dhe euroskeptike mund të shpërqendrojnë punën e Unionit gjatë pesë viteve të ardhshme.

Zyrtarët e BE-së kanë frikë se aktorë “qëllimkëqinj “, si Rusia, mund të intensifikojnë një prirje të tillë nga dezinformimi dhe ndërhyrja në zgjedhje.

“Ne nuk duhet të jemi naivë. Ka nga ata që duan të prishin zgjedhjet evropiane në një mënyrë të sofistikuar”, tha zv/presidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans në shtator.

“Ne kemi dëshmuar përpjekje për ndërhyrje në zgjedhje dhe referendum, si dhe kemi prova për Rusinë si burim kryesor i një fushate të tillë”, tha në dhjetor homologu i tij, Andrus Ansip.

Dezinformimi dhe funksioni i lajmeve të rreme vepron duke synuar emocionet – thotë Ben Nimmo, një ekspert nga Këshilli i Atlantikut

“Ata janë të tunduar që të bombardojnë votuesit me shumë lajme të rreme, derisa këta të fundit të frikësohen apo frustrohen deri në masën që të marrin vendime të këqija”, tha Nimmo për DPA.

Nimmo i përshkruan autorët e tyre si “qenie të neveritshme njerëzore që duan të shkaktojnë probleme”.

Shërbimi Diplomatik i BE-së përuroi një grup pune të posaçëm në vitin 2015 me detyrën e çmontimit të dezinformatave që vinin nga Rusia.

“Përpjekjet e Moskës për të zvogëluar mbështetjen e Bashkimit Evropian në publik, duke promovuar partitë populiste dhe euroskeptike, si kandidatët e tyre, me qëllim për të rritur polarizimin dhe fragmentimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar seriozisht në vitin 2014 dhe që atëherë nuk janë pakësuar”, shkroi grupin e punës.

Ndaj, BE kohët e fundit ka ndërmarrë dhe të tjerë hapa për të mbrojtur veten nga lajmet e rreme dhe ndërhyrjen në zgjedhje. Kjo përfshin fillimin e një sistemi paralajmërues emergjent dhe dyfishimin e fondeve për një grup disinformimi në pesë milionë euro.

Gjigandët e rrjeteve sociale si Facebook, Google dhe TWitter janë zotuar për rregulla evropiane dhe po ndërmarrin hapa për të rritur transparencën, për shembull duke etiketuar me saktësi përmbajtjen politike. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts