reklama juaj ketu

Keni ëndërruar gjithmonë të jetoni në shtëpi si në përralla? Ja si ta bëni realitet

Kush nuk ka dashur të paktën një herë të vetme të jetonte në një shtëpi në mes të pyllit si nëpër përralla? Tani ëndrra juaj mund të bëhet realitet falë një kompanie imobilare me qendër në Minnesota, e cila ndërton këto shtëpi në stilin e një elfi. Çati që nuk pikojnë, mure prej druri, një hapësirë e mjaftueshme për të pritur njerëzit që ju dëshironi në këtë banesë dhe një strukturë tepër e këndshme për ta pasur në kopshtin tuaj.

Përdoren edhe si studio të vogla, por brenda tyre mund të ketë edhe sauna apo aksesorë të tjerë, sipas dëshirës së klientëve. Këto shtëpi ekspozohen në ngjarjet më të rëndësishme me temë agrokulturën dhe edukimin në Shtetet e Bashkuara dhe shpesh shpërndahen edhe nëpër botë.

Kërkesa për të pasur të tilla shtëpi, është gjithmonë e më në rritje tek firma. Arsyeja? Ndërtesa të tilla rizgjojnë dëshirën e hapësirës personale, të qosheve ku mund të fshihesh, të mendosh apo thjesht të luash larg syve të të tjerëve. Për ata që janë ëndërrimtarë, kjo do të jetë një ëndërr që mund të bëhet realitet edhe në moshë të rritur. Pra, çfarë prisni? Porositeni një të tillë, nëse nuk arrini ta ndërtoni dot vetë. /tesheshi.com/