reklama juaj ketu

Kënga portugeze triumfon për herë të parë në festivalin e Eurovizionit

Fituesi i këtij viti i Eurovizionit është i pazakontë. Portugalia e ka fituar për herë të parë Eurovizionin që prej nisjes së pjesëmarrjes në të më 1964-n.

Një baladë melankolike e kënduar nga 27-vjeçari Salvador Sobral qe kënga më e pëlqyer e këtij festivali, e votuar masivisht nga televotuesit dhe nga juritë profesionale të vendeve pjesëmarrëse.

“Amar Pelos Dois”, “Dashuri për të dy ne”, u këndua në portugalisht; riinterpretimi pas fitimit të çmimit u bë nga këngëtari së bashku me të motrën, krijuesen e këngës.

“Muzika nuk është fishekzjarre, muzika është ndjenjë,” tha Salvador Sobral me të fituar.

Kënga që përfaqësoi Bullgarinë zuri vendin e dytë në Eurovizion, pasuar nga kënga e Moldavisë.

Italia dhe Portugalia ishin parë më herët si pretendentë për fitimin e çmimit të parë të Eurovizionit të zhvilluar në Kiev. /tesheshi.com/