Auto Dak
Auto Dak

KE: të hapen negociatat me Shqipërinë me këto 7 kushte

Këshilli Europian do të propozojë hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë, raporton A2 CNN, që ka siguruar ekskluzivisht draft-konkluzionet e Këshillit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kushtet e vendosura në draft, ngjasojnë me ato të Berlinit zyrtar, përpara se te jepte “Po”-në në Bundestag – komenton kjo media.

Sipas saj, më thelb, kushtet lidhen me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.

  1. Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
  2. Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.
  3. Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.
  4. Ngritja dhe funksionimi i SPAK.
  5. Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë.
  6. Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.
  7. Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”

E nga ana tjetër, Këshilli inkurajon klasën politike të zgjidhë ngërçin politik.

“Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik”, shkruhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit, publikuar nga A2 CNN. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts