Auto Dak
Auto Dak

KAUZA/ Një 82-vjeçare, duarlidhur për klimën: Si Trump prangos Jane Fonda-n (video)

Jane Fonda, siç ishte planifikuar, u arrestua jashtë ndërtesës së Kongresit amerikan, si pjesë e përpjekjeve për t’u bashkuar me luftën kundër ndryshimit të klimës.

“Sot, policia e Kongresit Amerikan arrestoi 16 persona për protesta të paligjshme në anën lindore të ndërtesës”, tha Eva Malecki, drejtoresha e komunikimit të policisë në Kongres, në një email.

Ata të gjithë do të akuzohen për kaos, shqetësime dhe bërje rrëmujë”, shtoi ajo.

Mike Valerio, një reporter për rrjetin televiziv WUSA me qendër në Uashington, postoi një video në Tëitter ku tregonte një grua 82-vjeçare me të kuqe, të prangosur dhe të marrë në ecje nga ndërtesa e Kongresit. Një grup i vogël i protestuesve qëndronin pranë saj dhe duartrokisnin.

Fonda, një aktore dhe aktiviste, fituese e shumë çmimeve në kinema dhe si modele e dikurshme, së fundmi u transferua nga shtëpia e saj në Los Angeles në Uashington për katër muaj, me qëllim për t’u bashkuar me lëvizjen e ndryshimit të klimës. Ajo u frymëzua pikiërisht nga aktivistja adoleshente suedeze Greta Thunberg, si dhe nga Randall Robison, një avokat që demonstroi jashtë ndërtesës së ambasadës së Afrikës së Jugut në vitet 1980 për të ndaluar Aparteidin.

Arrestimi i Fondas është pjesë e planit të saj për një seri tubimesh arsimore të përjavshme para Kongresit për të kërkuar që qeveria të jetë efektive në luftën kundër ndryshimit të klimës.

Këto demonstrime, të thirrura nga Fonda, do të mbahen në orën 11 të mëngjesit çdo të premtee përpara ndërtesës së Kongresit, tha ajo në një intervistë të fundit për Times.

Çdo javë do të trajtojë një çështje të ndryshme. Asaj do t’i bashkohen grupet si Greenpeace, Friends of the Earth dhe Oil Change International, të gjitha kundër ndryshimeve të klimës.

Në një intervistë me Fondan, ajo foli për detajet e ndryshimeve që do të kërkohen në këto tubime proteste.

Ajo tha se gjëja më e rëndësishme është të ndalohen të gjitha lejet e reja për nxjerrjen dhe përpunimin e karburanteve fosile në ujë dhe tokë publike, sepse siç tha, “pavarësisht se çfarë bëjmë, nëse nuk ndalet, ne jemi të dënuar”.

Aktorja ka një histori të gjatë të aktivizmit politik. Ajo mori pjesë në lëvizjen e të drejtave civile në vitet 1960, duke qenë një kundërshtare e zëshme dhe luftës së Vietnamit.

Në fillim të viteve ;70, ajo u arrestua në një aeroport të Cleveland me dyshimin për trafik droge. Testet laboratorike më vonë konfirmuan që tabletat që ajo mbante ishin vitamina.

“Unë jam 82 vjeçe”, tha ajo në një intervistë. “Dua të them, nuk mund të jem më e sulmuar se sa jam tashmë. Pra, çfarë mund të më bëjë (Trump)? Unë nuk kam asgjë për të humbur”, tha aktorja. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts