Auto Dak
Auto Dak

Katastrofë natyrore në vendbanimet shqiptare në Maqedoni: 5 të vdekur, 11 të lënduar

tetova2-640x427Vendbanimet shqiptare në Maqedoninë perëndimore u përfshinë në një situatë të rëndë pas reshjeve të shumta që shkaktuan dëme të mëdha; viktima e dëme materiale.

Në Tetovë janë regjistruar 6 viktima, të cilët humbën jetën nga përplasjet dhe rrëshqitja e dherave. Viktimat janë tre të rritur dhe dy fëmijë nga fshatrat Shipkovicë dhe Reçicë e Madhe. Këto të dhëna janë bërë të ditur nga Spitali i Tetovës.

tetPo ashtu  informohet  për 11 veta të lënduar nga përmbytjet, por edhe shumë dëme të mëdha materiale. Përmbytjet u shkaktuan me daljen nga shtrati të lumit Shkumbin.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka konfirmuar se uji në qytet është i pijshëm, dhe është në gjendje të mirë, përveç dy lagjeve në pjesën e epërme me qëllim është ndërprerë nga frika e rrëshiqtjes së dheut.

Ajo tha se një pjesë e rrugëve të Tetovës tani po pastrohen, dhe se është dëpërtuar deri në rrugët e malësisë, si dhe në Reçicë të Vogël e Reçicë të Madhe, dhe në drejtim të Porojit.

“Këto janë emergjenca natyrore, të cilat edhe mund të ndodhin, por ne jemi dhe vazhdojmë të jemi afër qytetarëve tanë. Kemi vënë në lëvizje të gjithë mekanizimin që e posedojmë. Në ndihmë na kanë ardhur të gjitha komunat mike”, tha Teuta Arifi.

tetova4-640x427Ajo më tej tha se qeveria do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të formohet komisioni me qëllim që të vlerësohen dëmet nga vërshimet dhe do të bëhet kompensimi i tyre.

Nga moti i keq dhe përmbytjet masive shumë vendbanime kanë ngelur pa energji elektrike. Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm përfshiu dje edhe një pjesë të Maqedonisë lindore, ku gjithashtu ka pasur vërshime.

Në disa fshatrat të Malësisë së Tetovës është shënuar edhe rrëshqitja e dheut. Situatë e ngjashme është regjistruar në aksin rrugorë Shipkovicë-Brodec si dhe në fshatrat  Veshallë dhe Bozovcë.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim po punon në terren dhe apelon deri te banorët e rajonit të Tetovës të zvogëlojnë lëvizjen me makina që të mos e pengojnë punën e makinerisë së angazhuar për pastrimin e rrugëve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts