Katastrofë energjetike në Argjentinë dhe Uruguai, pikërisht në kohë zgjedhjesh

Një dështim masiv elektrik ka lënë pothuajse të gjithë Argjentinën dhe Uruguain pa energji elektrike. Dështimin për gjithë këtë i ngarkohet furnizuesit kryesor të energjisë elektrike në Argjentinë.

Autoritetet thonë se shkaqet e ndërprerjes janë ende të paqarta për publikun.

Mediat argjentinase thanë se ndërprerja e energjisë ndodhi pak pas orës 07:00 duke shkaktuar ndërprerjen e trenave dhe dështime me sinjalizimin e trafikut.

Rënia e energjsë elektrike erdhi pasi disa pjesë të Argjentinës po përgatiten të shkojnë në zgjedhje lokale. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts